Kryebashkiaku i Pukës vendos vaksinim të detyrueshëm për administratën
Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj deklaroi se vaksinimi për gjithë administratën shtetërore do të jetë me detyrim.
Nga sot administrata shtetërore duhet të paraqesë kartelen e vaksinimit. Ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë tampon çdo javë.
Përmes një videoje në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Pukë, Gjonaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen në mënyrë që COVID-19 të mos vijojë përhapjen.
Sipas tij qytetarët janë shumë mbrapa sa i takon parandalimit të COVID-19, duke marrë parasysh që kanë në dorë vaksinimin. Gjonaj theksoi se secili duhet ta marrë vetë përsipër vaksinimin duke parë gjendjen aktuale pa pasur nevojë për reklama e propagandë.
“Duhet të heqim dorë nga ata zëra të cilët janë helmues për ndërgjegjen, janë helmues për kuptimin e konceptimit se duke u vaksinuar ne marrim dhe mbartim probleme të tjera,” – deklaroi kryebashkiaku i Pukës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta