Kryekomunari Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e tri çerdheve në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka urdhëruar mbylljen e tri çerdheve në kryeqytet, pas 10 rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19.
Ai në një postim në “Facebook” ka bërë të ditur se nesër çerdhet “Lulevera”, “Xixëllonjat”, dhe “Buzëqeshja” mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë i objekteve.
“Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, nga 40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhjetë prej tyre janë në Prishtinë.
“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe qasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha. Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.Dy mësime shume të rëndësishme. Mos e fshihni sëmundjen nga të tjerët. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëmNesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë”, shton ajo.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta