Kryeministri Avdullah Hoti reagon pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj bastisjes së EULEX në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Prishtinë.
“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti.
Kryeministrit Hoti thotë se prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet deri në çastin kur organet kompetente do të japin një vendim.
“Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, thekson ai.
Ai thekson se qeveria e Kosovës po i ndjekë më vëmendjen aksionet e EULEX-it, ndërkohë shton se qytetarët kanë treguar shembull bashkëpunimi me drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare.
“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi. Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, shton ai.
Dy shtëpitë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit u rrethuan dhe u kontrolluan nga forcat speciale të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, që në orët e para të mëngjesit.
Me dhjetëra trupa policore, të armatosur rëndë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar edhe lëvizjet e familjarëve. Këta të fundit, kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi nuk dinë se çfarë po ndodh. Megjithatë, dyshimet e tyre bien mbi rolin dhe veprimtarinë që Krasniqi ka pasur në UÇK, gjatë periudhës së luftës.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta