Kryeministri britanik: Shkoj në spitale private
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka pranuar se ka shkuar privatisht te mjeku, pasi disa herë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse ka përdorur shërbimet e shëndetësisë private, raporton “Independent”.
Sunak tha gjatë një debati të nxehtë në atë Dhomën e Parlamentit se ai përdorte shërbime shëndetësore “të pavarura”, jashtë Sistemit Kombëtar të Shëndetit (NHS).
“Kam një kartë në qendrën shëndetësore shtetërore. Kam përdorur një shërbim të pavarur shëndetësor në të kaluarën, por gjithashtu i jam mirënjohës Spitalit Friarage për shërbimin fantastik që i ka ofruar familjes sime në vitet e mëparshme”, theksoi Sunak.
Ai shtoi se vjen nga një familje në të cilën ka anëtarë të sistemit shëndetësor publik dhe për këtë arsye është “i përkushtuar me pasion” për të ofruar kushte maksimale për spitalet shtetërore, duke përfshirë më shumë mjekë, infermierë dhe pritje më të shkurtra për shërbime.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit