Kryeministri Hoti: Do jem unë kryenegociator për dialogun
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në Bruksel.
Hoti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të cilit edhe ia ka bërë të ditur vizionin e qeverisë që ai udhëheq për procesin e dialogut.
Hoti po ashtu ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, dhe se janë dakordësuar për vazhdimin e dialogut.
Kryeministri i ri i Kosovës po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare në një takim ku do t’ua prezantojë vizionin e tij për dialogun.
Dyzetë e katërvjeçari Hoti u zgjodh të enjten kryeministër pas votëbesimit me 61 vota në parlament.
Zgjedhja e tij erdhi pas më pak se 130 ditësh qeverisje të qeverisë së Albin Kurtit, e cila u rrëzua më 25 mars me 82 vota nga mocioni i nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Më parë, në vitet 2014-2017, Hoti ka qenë Ministër i Financave në qeverinë e përbashkët mes LDK-së dhe PDK-së.
Lexoni gjithashtu:
Avdullah Hoti kryeministër i Kosovës, qeveria e re votohet me 61 vota pro
Rama dhe Basha përshëndesin formimin e qeverisë së re në Kosovë
Isa Mustafa: Një ditë e madhe për Kosovën, Hoti kryeministër vizionar
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta