Kryeministri Hoti: S’ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve të saj në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë serbë në Kosovë.
Ai thekson se qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.
“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç së bashku me disa ministra kishte bërë kërkesë në MPJD për vizitë në Kosovë, por që i është refuzuar.
Lexoni gjithashtu:
Vizita e Vuçiç në Kosovë, Lajçak-Hotit: Pengesa dëmton përpjekjet për marrëveshje mes palëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta