Kryeministri i Kosovës takohet me homologun grek
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi gjatë takimit me homologun Kyriakos Mitsotakis që Greqia të njohë Kosovën.
Tonight, in Athens, I met w/ PM @kmitsotakis. We discussed the importance of strengthening our relations, considering our historic ties. 🇽🇰 wants to foster bilateral cooperation, also as a key element of long-term regional stability. Grateful for 🇬🇷’s support on our EU path. pic.twitter.com/GYtb2VKUl6
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2021
Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë për të promovuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me shtetin e Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh zyrtarisht.
Gjatë këtij takimi u bisedua gjithashtu për shtimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Greqi.
Së fundmi takimet mes dy shteteve kanë qenë më të shumta në numër. Ministri i Jashtëm grek Dendias vizitoi Kosovën më 4 qershor dhe njoftoi se do ketë një tjetër vizitë pas disa muajsh, që do të shërbejë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Diplomati deklaroi se Greqia do të mbështesë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kjo afërsi mes dy shteteve nuk është mirëpritur nga Vuçiç, i cili pak kohë më parë deklaroi se do t’i kërkojë Greqisë të ndalojë zhvillimin e raporteve, sepse me këto ritme hapi tjetër mund të jetë njohja zyrtare e pavarësisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, Kurti dhe Brnabiç replika në Forumin e Prespës
- Albin Kurti del kundër propozimit të Ramës në Samitin e Berlinit
- Marrëveshja e Uashingtonit shkakton debat mes Kurtit dhe Hotit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta