Kryeministri i Malit të Zi propozon shkarkimin e ministrit të Drejtësisë
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij ndaj gjenocidit në Srebrenicë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, Krivokapiç tha se e ka dërguar këtë propozim në Parlamentin e Malit të Zi.
Leposaviç ka thënë se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.
Me këtë deklaratë, ai ka sfiduar edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, deklarata e cila është përsëritur edhe kur i është kërkuar të japë sqarime para parlamentit.
“Meqenëse Leposaviç ka mbajtur pozicionin e tij, unë kam propozuar shkarkimin e tij”, tha Krivokapiç, për të shtuar se është e papranueshme që ministri i Drejtësisë të shprehë pikëpamjet e tij private.
Edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të mos relativizohet apo mohohet gjenocidi në Srebrenicë, duke thënë se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrimin në BE, duhet të jenë të gatshëm t’i respektojnë vlerat evropiane, ndër të cilat është edhe trajtimi me respekt i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova refuzon vaksinat nga Shqipëria, këshilltari i ministrit: S’mund të administrojmë doza të pa certifikuara nga BE
- Punëtorët e pakualifikuar nga jashtë, ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare
- Evropa hapet gradualisht, lehtësohen masat në Angli, Greqi dhe Portugali
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta