Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do organizojë këtë javë një samit për Ukrainën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë, ka njoftuar zyra e tij.
Para samitit kryesor, Starmer do të jetë mikpritës i një bisede telefonike me shtetet e Baltikut dhe më pas ai do të presë në zyrën e tij presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin do të bisedojë për luftën me Rusinë.
“Kryeministri do ta shfrytëzojë këtë samit për të çuar përpara veprimin evropian sa i përket Ukrainës – duke sinjalizuar mbështetjen tonë të palëkundur për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, një marrëveshje afatgjatë, që siguron sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës në të ardhmen”, tha zyra e tij.
Udhëheqësit nga e mbarë Evropa, përfshirë nga Franca, Gjermania, Danimarka, Italia, por edhe nga Turqia, NATO-ja dhe BE-ja janë ftuar në samitin e Londrës që do të mbahet të dielën, shtoi zyra e Starmerit.
Starmer u takua të enjten me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe diskutoi për luftën në Ukrainë. Ai po ashtu ka ftuar në samit edhe udhëheqësit nga Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe ajo e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po ashtu pritet të marrin pjesë në samit.
Starmer po ashtu pritet të mbajë takim të ndarë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, para nisjes së samitit.
Zyra e kryeministrit britanik tha se samiti në Londër do të vazhdojë punën e bisedimeve të organizuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron, më herët gjatë këtij muaji, dhe do të përqendrohet në forcimin e “pozicionit të Ukrainës, përfshirë edhe vazhdimin e mbështetjes ushtarake dhe rritjes së presionit ekonomik ndaj Moskës”.
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet