Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ultimatum Apple dhe Google: Brenda tre muajve të ardhshëm merrni masa për bllokimin e imazheve nudo

9 Qershor 2026 | 13:03

Qeveria britanike ka kërkuar nga kompanitë Apple dhe Google të bllokojnë imazhet nudo nga telefonat inteligjente dhe pajisjet e tjera.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer kompanive që të përditësojnë softuerët e tyre të parandalojnë personat nën 18 vjeç që të shkarkojnë, dërgojnë ose shikojnë përmbajtje seksuale.

Ai tha se kjo nuk është një sfidë e pamundur dhe se këto kompani mund të gjejnë një zgjidhje.  “Kjo nuk është një sfidë e pamundur. Këto janë disa nga kompanitë më inovative në botë dhe besoj se ato mund të gjejnë një zgjidhje.”- tha Starmer.

Qeveria ka njoftuar se do të miratojë një legjislacion ku do të detyrojë kompanitë t’i zbatojnë nëse nuk do t’i zbatojnë vullnetarisht  brenda tre muajve të ardhshëm.

Starmer sqaroi gjithashtu se legjislacioni do të ndërhyjë jo vetëm te ofruesit e sistemeve por edhe te hallkat e tjera siç janë shitësit me pakicë, pa ndikuar në përdorimin e pajisjeve te të rriturit.

Pak këtyre deklaratave kompania Google tha se është “thellësisht e përkushtuar për mbrojtjen e fëmijëve në internet” dhe se po punon me autoritetet britanike për të gjetur zgjidhje efektive që do të mbrojnë privatësinë.

Sipas shifrave qeveritare, 91% e raporteve online të abuzimit seksual me fëmijë në vitin 2024 përmbanin materiale që vetë fëmijët i kishin krijuar, ndërsa i mituri mesatar ekspozohet ndaj përmbajtjes pornografike deri në moshën 13 vjeç.
Rregullat e propozuara nuk do t’i pengonin të rriturit mbi 18 vjeç të hynin në përmbajtje të tillë.

Njoftimi vjen ndërsa Starmer thuhet se po përgatit masa të reja për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale, me njoftime që priten së shpejti.


Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se kompanitë e teknologjisë “kanë një detyrë morale për ta bërë të pamundur që fëmijët të marrin, ndajnë ose shikojnë imazhe nudo” dhe paralajmëroi se mosveprimi në këtë drejtim do të çonte në ndërhyrje legjislative.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

SHBA-të nisën një valë sulmesh kundër Iranit për ditën e gjashtë radhazi, tha ushtria e tyre, ndërsa të dy palët luftuan për kontrollin e Ngushticës...
14:06 | 17/07/2026