“Kryeministri la në harresë 60 projekte të dërguara nga Bashkia Shkodër”, Ademi përplaset me Ramën

31 Mars 2021 | 22:28

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishmen sot në Shkodër për një sërë takimesh. Në qendrën e vaksinimit në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” u desh të shtyhej pak ardhja e kryeministrit pasi kishte grumbullim të shumë të moshuarve për të marrë dozën e vaksinës.

Pasi u kujdesën që të vendosej rregulli , kryeministri ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër procesin. Në deklaratën e tij për media zgjodhi të mos përmendte opozitën, ndryshe nga sa bëri në Shirokë pasdite gjatë prezantimit të deputetëve nga ku lëshoi shumë akuza ndaj Bashkisë së Shkodrës për mungesën e investimeve.

“Ne nuk jemi pa borxhe me Shkodrën dhe jam këtu që t’ju them, që nëse doni të shlyejmë borxhet na jepni mbështetjen. Dhe për të mbështetur Shkodrën kemi ardhur vërdallë kufijve të vendosur nga një bashki qorre, shembull i injorancë, prapambejtje, inercisë, duke shkuar qorrazi drejt së ardhmes. Kemi ndërtuar rrugën Velipojë Shkodër e bëmë ne, premtim vitesh, edhe me stadiumin e ri. Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje se kështu mbretërojnë pa probleme, me përçarje dhe urrejtje, duke mos lënë xham pa thyer e thirru poshtë komunizmin. Komunizmi i kujt, ai ka vdekur, është një imagjinatë e sëmurë e tyre, ka vdekur dhe mban peng gjithë miletin këtu, ata që harrojnë se këtu nuk është puna si Vllaznia, por Vllaznia është për ditën e dielën, ndërkohë shteti është për çdo ditë, dhe nuk mund të shkosh të votosh sikur do bërtasësh në stadium ditën e diel. Dhe Shkodra ka mbetur peng i idiotësive 30 vjet, me idenë që po i reziston komunizmit që ka vdekur”, tha Rama.

Ndërkohë kryebashkiakja, Voltana Ademi ka reaguar sa i takon këtyre akuzave. Ademi është shprehur se janë më shumë se 60 projekte të dërguara nga bashkia, të cilat janë lënë në harresë e si pasojë me 25 prill do ndëshkohet me votë nga shkodranët.

“Sot nga Shkodra ai më sulmoi më gjuhën dhe fjalorin e vetëm që ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as në kohët e egra të komunizmit arrogancën e pushtetit. Aq më pak mund ta pranojë sot. Duke sulmuar Shkodrën, qytetarët e saj dhe mua si kryetare e bashkisë, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt që po jeton ditët e fundit të pushtetit. Njeriu që nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe që e ngeci Shqipërinë për 8 vjet, sot sillet rrugëve të vendit me arrogancë, por lodhet më kot. Ai e ka të qartë se në 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh Ademi.

Ajo shtoi se më 25 prill kryeministri Edi Rama dhe arroganca e tij do të largohen dhe Shqipëria do fitojë qytetarinë.

“Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do te largohen dhe Shqipëria qytetare do të fitojë”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021