Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar sot se të gjithë banorët që kanë pasur përmbytjeve të tokave bujqësore do t’u dëmshpërblehet dëmi i shkaktuar. Kreu i qeverisë nga ana tjetër shtoi se dëmet kanë qenë minimale pasi shumica e sipërfaqeve të mbuluara nga uji nuk janë produktive tha ai.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në pikun e reshjeve në të gjithë vendin kishim 8 342 ha të përmbytur kurse tashmë janë më pak se 3 300 ha nën ujë dhe pritet largimi për të bërë një bilanc mbi dëmet.
Shqipëria ka një histori që përsëritet me problemin e përmbytjeve. Gjatë 10 viteve të fundit disa zona të vendit janë përmbytur disa herë dhe ndonëse ka bilanc për t’i dëmshpërblyer banorët kurrë nuk i kanë marrë ato para.
Për këtë arsye banorët e Shkodrës që ende nuk kanë marrë paratë e përmbytjes së vitit 2010, thonë se nuk kanë shpresë as këtë herë.
Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga ishte në Oblikë ku gjatë bisedës me një prej banorëve të dëmtuar nga përmbytja e fundit, ky i fundit shprehur rezerva pavarësisht deklaratës së kryeministrit Rama.
Besimi tregon se nga vërshimi i ujit i janë shkaktuar shumë dëme. Atij i është dëmtuar një serë me sipërfaqe 200 metra katrorë por edhe toka dhe thotë se zyrtarët i kanë shkuar për të verifikuar dëmet. Sipas tij dëmi që i është shkaktuar mund të jetë tek 2-3 milionë lekë të vjetra por ai nuk ka shpresë se mund të marrë para nga shteti.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet, Rama: Banorët do dëmshpërblehen sipas ligjit, dëmet janë minimale
Përmbytjet, Basha thirrje strukturave të opozitës të ndihmojnë njerëzit: Rama të largohet