“Fatos Tushe do të përjashtohet nga PS”, Rama paralajmëron kryebashkiakët për prokurimet publike

9 Korrik 2021 | 12:23

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe do të përjashtohet nga Partia Socialiste si dhe do të shkarkohet nga kjo detyrë.

Në takimin me kryetarët e bashkive ai u bëri thirrje  që “t’i vënë gishtin kokës” sepse të tilla masa do të merren për të gjithë përgjegjësit e taksave që paguajnë qytetarët.

Rama njoftoi gjithashtu se paketa e re e prokurimit publik ka hyrë në fuqi dhe kryetarët e bashkive janë përgjegjësit direkt për mirëmenaxhimin apo keqmenaxhimin e fondeve publike.

“Ju ftoj ta studioni këtë paketë, ju kërkoj të mos përziheni dhe të mos favorizoni, të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithmonë e më përvëlues kur drejtësia e re do të ketë mbështetjen time dhe të Partisë Socialiste, kundër kujtdo që do luajë me zjarrin,” – deklaroi kryeministri.

Ai e cilësoi këtë hap të rëndësishëm për rritjen e transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026