Kryeministri Rama komenton akuzat e opozitës për vjedhje votash
Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e opozitës për vjedhje votash.
Kreu i qeverisë sugjeron që opozita të reflektojë pasi ka humbur pesë procese zgjedhore radhazi dhe të shmangë konfrontimin me mazhorancën.
“Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh. Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë: Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh”, shprehet z. Rama gjatë intervistës.
Në intervistë, kryeministri citon dhe sondazhin e Euronews Albania si të saktë në parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve, çka hedh poshtë pretendimet e opozitës sipas tij.
Kryetari i Partisë Socialiste, që në zgjedhjet e fundit parlamentare ka siguruar 74 mandate, thotë se mandatin e tretë do të qeverisë i vetëm.
Z. Rama e cilëson fitoren më 25 prill si “më të vështirën”, por edhe më të bukurën pasi PS siguroi shumicë dhe kështu nuk ka nevojë për mbështetje.
“Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”, shprehet ai.
Duke e konsideruar Partinë Socialiste si pjesë të së majtës moderne, z. Rama e mbyll intervistën me një krahasim nga bota e futbollit: “Kur e majta moderne është e organizuar mirë, është po aq e pamposhtur sa Interi i Mourinhos”.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta