Kryeministri Rama në maternitetin “Koço Gliozheni”, viziton bebet e para që erdhën bashkë me vitin 2021

1 Janar 2021 | 10:31

Meri, është emri i bebes së parë që erdhi bashkë me Vitin e Ri 2021.

Kryeministri Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu bënë një vizitë mëngjesin e 1 janarit për të vizituar nënat që sollën në jetë bebet e para të vitit.

Një vit me fat e konsideroi kryeministri duke qenë se në jetë të parat kanë ardhur disa vogëlushe.

Në orët e para të vitit kanë lindur 14 bebe ndërkohë që ata që kanë përfituar çekun e bebes janë gjithsej 34 mijë të porsalindur, siç tha dhe Manastirliu.

Pasi shkoi nëpër dhoma me një tufë me lule, dhurata dhe çekun kryeministri nuk harroi të rikujtonte stafin mjekësor për rritjen e pagave me 40%.

“Këtë muaj 40% plus dhe çdo muaj. Besoj është e konsiderueshme si rritje. Të jeni mirë me shëndet e me mbarësi,” – tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026