Kryeministri Rama njofton marrëveshjen e rëndësishme që pritet të firmosë me Kosovën
Pas nënshkrimit të rreth 14 marrëveshjeve në mbledhjen e gjashtë ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dy kryeministrat Edi Rama dhe Avdullah Hoti mbajtën një konferencë për mediat.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se marrëveshjet, të cilat janë nënshkruar në mbledhjet e mëparshme ose kanë përfunduar, ose janë në proces të tillë, duke kundërshtuar kështu zërat që pretendojnë se disa marrëveshje kanë mbetur thjesht në letër.
“Asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh që nga procesi fillestar, nuk kanë mbetur në letër. Ato ose kanë përfunduar së zbatuari ose janë në zbatim”, tha Rama.
Gjithashtu, z. Rama u zotua se Kosova dhe Shqipëria do të punojnë për “zhbërjen e kufirit”, në idenë e pengesave, të cilat janë krijuar për udhëtimin e qytetarëve. Ai paralajmëroi se së shpejti pritet të firmoset një tjetër marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ajo sipas kryeministrit ka të bëjë me portin “de facto” që Kosova do të ketë në Durrës.
“Ne duhet të shprehim se si do të shkojmë përpara duke zhbërë kufirin plotësisht, duke e kthyer kufirin thjesht në një vijë administrative gjeografike. Për pak javë unë do të vizitoj kryeministrin së bashku me një delegacion modest për nga numri, por për një çështje shumë të rëndësishme për të firmosur përfundimisht marrëveshjen që e kalon doganën e Durrësit në dispozicion të plotë të Kosovës, dhe që kthehen portin e Durrësin në një port të Kosovës “de facto”, që do të thotë se çdo mall i ardhur në Durrës për të shkuar në Kosovë, kur shkarkohet në Durrës, është shkarkuar në Kosovë, dhe aty janë autoritetet doganore të Kosovës e marrin dhe e çojnë në destinacion”, tha Rama.
Kryeministri Rama komentoi edhe hapjen e tregut të punës, ndërkohë shtoi se tani qytetarët e të dyja vendeve do kenë mundësi të punojnë pa pengesa, dhe pa pasur nevojë të pajisen me letra.
“Jam shumë i kënaqur që më në fund, kemi çliruar edhe krahun e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Kushdo që ka nevojë të punojë në Shqipëri apo në Kosovë, nuk ka nevojë për letra pune. Ai i Gjakovës në Vlorë apo ai i Fierit në Prizren. Kjo është një kërkesë ë kahershme e sipërmarrjes në të dyja anët e kufirit”, tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama njofton marrëveshjen e rëndësishme që pritet të firmosë me Kosovën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta