Rama dhe Basha përshëndesin formimin e qeverisë së re në Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur formimin e qeverisë së re në Kosovë, duke uruar që si qeveria dhe opozita të bëjnë punë të mira për vendin.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shprehet z. Rama.
U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën????
— Edi Rama (@ediramaal) June 3, 2020
Formimin e qeverisë së re në Kosovë e ka përshëndetur dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se sfidat kryesore të saj janë konsolidimi i shtetit ligjor dhe integrimit euroatlantik.
“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë”, shkruan Basha.
I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 3, 2020
Qeveria u miratua me 61 vota pro dhe për të formuar shumicën, LDK-së ju desh të bënte koalicion me AAK, Nismën socialdemokrate, Listën Serbe si dhe parti të vogla të minoriteteve.
Nga 86 deputetë që morën pjesë në procesin e votimit të kësaj qeverie ku kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, 24 votuan kundër dhe 1 abstenim.
Lexoni gjithashtu:
Avdullah Hoti kryeministër i Kosovës, qeveria e re votohet me 61 vota pro
Thaçi thirrje Kurtit: Dorëzo mandatin, bllokimi nuk i bën nder askujt
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta