Kryeministri Rama tregon objektivat për Vlorën dhe Durrësin dhe ku do të jetë deputet
Kryeministri, Edi Rama thotë se në zgjedhjet e 25 prillit pret që PS të marrë 74-78 mandate. Ndërsa mandatin e tij mes Durrësit dhe Vlorës do të zgjedhë në varësi të rezultatit.
Kreu i qeverisë tha se do të përkushtohet më shumë në Durrës pasi sheh mundësinë për ta kthyer në qytetin me portin më të madh turistik në Mesdhe.
“Jam deputet i pandashëm nga Vlora dhe do të jem deputet i pandashëm nga Durrësi, e kam treguar se mund të jem në dy vende në të njëjtën kohë. Do të shoh kush do të ketë rezultatin më të mirë. Kush do të ketë rezultatin më të mirë në raport me objektivin, do t’i hap rrugë atij që vjen më pas. Durrësit do t’i përkushtohem me mish dhe shpirt pasi ka mundësinë historike që të kthehet në Portin më të madh turistik të Mesdheut dhe të bëhet një Dubai i vogël i Mesdheut”, tha kreu i qeverisë.
Ndonëse emri i tij është i listuar në vend të tetë si në Vlorë dhe Durrës, z. Rama tha se objektivi i PS është që të marrë 9 mandate në secilin qark.
“Mendoj që objektivat janë shumë realiste dhe marrja e mandatit të 8 nuk do të cenohet por unë në të dyja (qarqet) shoh nëntën. Do të shikoni se nëse rezultati nuk do të jetë 9, do të jetë shumë afër nëntës”, tha z. Rama.
Ndërsa për Tiranën, kryeministri nuk bëri ndonjë parashikim por tha se “Tirana është në rrugën e duhur, vetëm rritet dhe do të përmirësohet vijimësisht nuk ma shqetësim për Tiranën”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?