Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë të enjten dhe të premten vizita zyrtare 1-ditore në Azerbajxhan dhe Turqi.
Sipas axhendës zyrtare, Rama do të fluturojë nesër në orën 07:00, drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev” në Baku.
Në orën 13:40, pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në orën 16:00, Rama do të vizitojë memorialin e Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillojë një takim bilateral me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Azerbajxhanit.
Në orën 18:00, Kryeministri do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.
Ditën e premte, Rama do të niset drejt Turqisë në orën 11:00, në një fluturim të posaçëm drejt aeroportit të Stambollit.
Në orën 13:30, Rama do të zhvillojë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.
Kryeministri Rama zhvilloi dy ditë më parë një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u taku me kancelarin, Olaf Sholz.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta