“Kryeministri sulmon fizikisht gazetarët në terren”, Tabaku dhe Ekonomi përplasen në ”Rinvote”
Qëndrimi i kandidates për deputete e PS-së, Milva Ekonomi në emisionin “Rinvote”, se “politikanët me modelin e tyre duhet të frymëzojnë të rinjtë për të mos emigruar”, nxiti debate me kandidaten e PD-së Jorida Tabaku. Ajo ishte e mendimit se nga qeveria të vetmet modele që vijnë “janë ato të sulmeve fizike”, duke nënkuptuar këtu një incident me një gazetare terreni të ndodhur së fundmi nga kryeministri Rama.
Znj. Ekonomi u shpreh se politikanët duhet të japin kontributin e tyre me modelin personal për të ndikuar te të rinjtë në të tillë mënyrë që të frenojnë emigrimin.
“Besoj që duhet të përmirësojmë gjuhën e komunikimit me këta të rinj… të gjithë, për t’i dhënë atyre idenë se një model politik është një model që duhet të nxisë besimin për të investuar te vendi, për të qenë një model i mirë dhe për të menduar se Shqipëria është familja e tyre e ardhshme,” – u shpreh Ekonomi.
Pas këtij komenti, Znj. Tabaku reagoi ashpër duke thënë se “nëse vazhdojmë të gënjejmë veten me fjalë shabllonë dhe të vazhdojmë të ndjekim këto modele në politikë… jam pa fjalë”.
Tabaku vijoi më pas duke thënë se “për modele inspirimi” në Shqipëri “vetëm për qeverinë nuk mund të flasim”.
“[…] kur kemi një Kryeministër që dhunon fizikisht gazetarët në terren,” – u shpreh Tabaku duke i kërkuar Ekonomit “të ruajë integritetin”.
Këtij komenti Ekonomi iu përgjigj duke i kërkuar Tabakut të kujtojë “çizmet” e hedhura në parlament nga opozita në drejtim të qeverisë. “Jo! Këtë unë nuk e pranoj!” – këmbënguli Ekonomi.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur