Kryeministrja e Serbisë reagon për deklaratën e Ramës në OKB rreth njohjes së Kosovës

25 Shtator 2021 | 14:08

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit Edi Rama në OKB për njohjen e Kosovës.

Brnabiç theksoi se deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurisë rajonale dhe se “disa e përdorin atë podium për pikë politike”.

“Përgjigja më e mirë u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, fjalia e parë në takimin me mua ishte ‘Kosova nuk është shtet për ne’. Kjo është përgjigja më e mirë dhe më diplomatike. Unë nuk shoh se çfarë duhet të ndërhyjë si kryeministër, ministër në punët e brendshme të një shteti tjetër”, deklaroi ajo për Tanjug, kur u pyet për të komentuar deklaratën e Edi Ramës.

Brnabiç vuri në dukje se dhuna që po ndodh në Kosovë dhe Metohi arriti kulmin në fillim të kësaj jave.

Mbrëmjen e së enjtes, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u bëri thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Rama tha se në 13 vite pavarësi të Kosovës, ajo i ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026