Kryeministrja suedeze: Dialogu me Turqinë për anëtarësimin në NATO do vazhdojë

1 Qershor 2022 | 17:01

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të mërkurën se dialogu me Turqinë në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO do të vazhdojë.

Ajo tha se Suedia do t’i përgjigjet drejtpërdrejt Turqisë për të “zgjidhur” çdo “keqkuptim” të mundshëm.

Andersson në një konferencë shtypi në Stokholm pas një takimi me Sekretarin e OKB-së Antonio Guterres tha: “Ne kemi pasur diskutime, dialog me Turqinë e cila do vazhdojë përpara, dhe mezi pres takime të mëtejshme konstruktive së bashku me Turqinë në të ardhmen e afërt”.

Ajo shtoi se “Përgjigjet tona ndaj kërkesave dhe gjithashtu pyetjeve nga Turqia, do t’i marrim drejtpërdrejt me Turqinë dhe gjithashtu sigurisht do të zgjidhim çdo çështje apo keqkuptim që mund të ketë”.

Gjatë takimit të tyre, Andersson dhe Guterres diskutuan “agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, situatën e sigurisë në Europë dhe situatën humanitare në Ukrainë, tha ajo.

Andersson tha se Suedia do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë dhe të jetë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, pasi bota është dëshmuese e brutalitetit tronditës dhe sulmeve kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimin e saj dhe unë jam mirënjohëse për qëndrimin e qartë të Sekretarit të Përgjithshëm për këtë”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026