Takimi i 11-të për MSA-në, kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi: BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna

9 Dhjetor 2020 | 12:45

Gjatë takimit të njëmbëdhjetë të përbashkët për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, i cili u zhvillua online me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të BE-së dhe vendit tonë, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi, në fjalën e tij hapëse shprehu mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

Duke theksuar fillimisht vështirësitë që ndoqën vitin 2020, tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e COVID-19, Z. Mazi në fjalimin e tij foli rreth reformave themelore dhe sistemit rrënjësisht të ndryshuar të drejtësisë.

“Do të doja që fjala ime hapëse në Komitetin e parë për mua të Stabilizim Asociimit të mbahej në rrethana të ndryshme. E nisëm vitin 2020 të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një ngjarje fatkeqe që u pasua nga një pandemi e tmerrshme me pasoja të rënda për të gjithë”, u shpreh Z. Mazi.

“I gjithë sistemi i drejtësisë ka ndryshuar. Procesi i vetingut vazhdon. Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka shqyrtuar qindra gjyqtarë dhe prokurorë, shumë prej të cilëve janë shkarkuar nga detyra dhe dhjetëra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen”, tha Z. Mazi gjatë fjalimit.

Ai e bazoi progresin e Shqipërisë në punën e vazhdueshme drejt funksionimit të gjykatës Kushtetuese, rezultatet e dukshme të SPAK si dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila po i jep një shtysë të re luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Z. Mazi gjithashtu shprehu gatishërinë e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit, ndërsa kërkoi që BE-ja të mbajë premtimet e dhëna për të ardhmen europiane të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe të ndjekim të gjithë reformat me vendosmëri dhe bindje. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim me shumë durim… E ardhmja është më e rëndësishme. Ne nuk duhet të mbetemi pengje të së kaluarës apo të së tashmes… Sikurse Bashkimi Europian kërkon që ne të përmbushim çdo pikë, BE-ja gjithashtu duhet të përmbushë premtimet e saj”, përfundon fjalën e tij Z. Mazi.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një nga dokumentet kyçe të rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, e cila hyri në fuqi më 1 prill 2009, katër vite pasi qe përmbyllur procesi i negociatave, proces ky i cili zgjati dy vite dhe qe nisur në janar 2003.

 

Lexoni gjithashtu:

Takimi i 11-të për MSA-në, Calavera: BE krah Shqipërisë për implementimin e reformave

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026