English

Kryeprokurori Olsian Çela kërkon masa më të ashpra për dhunën në familje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokurorët duhet të tregohen më të ashpër në kërkimin e dënimit për autorët e dhunës ndaj grave, në familje apo dhunës me bazë gjinore. Është kjo kërkesa që kryeprokurori Olsian Çela, që iu bën vartësve të tij me anë të një udhëzimi të përpiluar më 23 dhjetor 2020.

- Advertisement -

Sugjerimi i kryeprokurorit lidhet dhe me dënimin e autorëve të dhunës që në udhëzim shprehet se nuk mund të konsiderohet në rrethana lehtësuese ndonëse gjatë hetimit vihet re se vepra penale është kryer në kushte të rënduara psikologjike që mund të jetë nxitur nga viktima.

Gjithashtu udhëzimi parashikon edhe rastet kur nga ana e autorit shfaqet pendesë dhe as kur marrëdhëniet midis autorit dhe viktimës janë normalizuar. Kjo e fundit lidhet dhe mënyrën se si operon organi akuzës në rastet kur viktima tërhiqet nga padia e depozituar në polici, që sjellë automatikisht dhe pushimin e çështjes.

Sipas kryeprokurorit edhe në këto raste organi akuzës duhet të vijojë hetimin për të shkuar më tej se në çfarë kushtesh është tërhequr padia dhe nëse autori është përsëritës. Sakaq, Olsian Çela kërkon nga drejtuesit që puna e bërë nga prokurorët lidhur me çështjet e dhunës të pasqyrohet me raporte pune çdo 6 muaj.

Ky udhëzim vjen në një kohë kur fenomeni i dhunës vijon të jetë një shqetësim për autoritetet. Euronews Albania mëson se prej datës 1 janar deri më datë 6 në policinë e shtetit kanë mbërritur 23 denoncime të dhunës në familje.

Nga këto raste 7 persona kanë përfunduar në pranga ndërsa për 15 të tjerë ka nisur hetim në gjendje të lirë si dhe janë plotësuar 47 urdhër-mbrojtje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?