Kryetari i Kuvendit të Bujanocit: Cakaj mbetet “Qytetar Nderi” për ne

27 Nëntor 2020 | 10:57

Nëpërmjet një letre publike drejtuar Ministrit  në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, bëri me dije se pavarësisht vendimit të ministres së Administratës dhe Vetadministrimit Lokal, Marija Obradoviq, për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal, Kryediplomati Cakaj do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit.

Siç thekson Ramadani në letrën e tij, angazhimet e Ministrit Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie.

“Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proevropiane, Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit,” – u  shpreh Ramadani.

Sipas Ramadanit, arsyetimi i ministres Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen “Qytetar nderi” të Kreut të Diplomacisë Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit, por pikërisht për vetë ministren dhe qeverinë që i takon ajo.

“I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres Obradoviq për dhënien e pëlqimit. Mik i yni Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni.”- përfundoi Ramadani.

 

Lexoni gjithashtu:

Ministrja serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte

Shqipëria dhe Kosova dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026