”Kryetari i ri i LDK-së duhet të mbështesë Osmanin”, analistja Emini thotë se Mustafa do të ndikojë te zgjedhjet

12 Mars 2021 | 12:42

Analistja Donika Emini, tha për Euronews Albania se Isa Mustafa ka ende shumë fuqi brenda partisë dhe sigurisht do të ndikojë te zgjedhja e kryetarit të ri.

“Duke marrë parasysh se ai dha dorëheqjen, që ishte dorëheqje shumë e vonuar, tha që do e zgjedhim kryetarin e ri në mënyrë të hapur dhe demokratike sa më shpejt të jetë e mundur. Të dyja këto nuk bëhen sepse partia ka nevojë që t’i konsultojë të gjitha degët e saj për kandidatin e ri kurse Mustafa u ngut që brenda 60 ditëve të ketë nj kryetar të ri, kryetar i cili do të dilte gjithsesi nga ai rrethi i ngushtë të cilin ai e ka krijuar,” – u shpreh Emini.

Në këndvështrimin e Eminit, e gjithë procedura e shpejtë për të arritur deri të zgjedhjet përçon mesazhin që jo vetëm dorëheqja e Mustafës por edhe zgjedhja e kandidatit të ri për kryetar të LDK-së është një proces i orkestruar dhe i kontrolluar mirë nga Isa Mustafa.

Donika Emini tha se nëse qoftë Abdixhiku, qoftë Haziri zgjidhen si kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë tendenca të rivitalizojnë partinë dhe të kthejnë elektoratin, do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Analistja komentoi veçanërisht qëndrimin e Lumir Abdixhikut, i cili sipas saj ka pritur momentin që partia do të vinte në atë pikë. Ndërkaq Lutfi Hazirin e komentoi si një person që ka qenë prej kohësh pjesë e LDK-së. Sipas saj, Anton Quni pritet të largohet nga kandidatura për kryetar partie dhe në listë është shtuar Besjan Mustafa, pjesë e LDK-së por asnjëherë faktor i rëndësishëm, siç theksoi analistja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026