Kryetari i Shoqatës së Transporteve, Memaj thotë se ky sektor duhet të ishte vaksinuar pas mjekëve
Kryetari i Shoqatës së Transporteve, Dashnor Memaj tha për Euronews Albania se që në momentet e para që është thënë se do vijojë vaksinimi masiv, ata kanë qenë të parët që kanë kërkuar të bëhen pjesë e procesit.
Ai pohoi se priste të ishin të parët që do të vaksinoheshin pas mjekëve, teksa solli në vëmendje se individët që punojnë pranë transportit publik sipas INSTAT janë 14 mijë.
“Te shoqata jonë aderojnë diku te 70% e sektorit të transportit nga Tirana, Durrësi dhe segmenti i veriut,” – u shpreh Memaj.
Sipas tij, nuk është bërë asnjë komunikim me ministrinë, madje u desh që të bëhej publike dhe letra ku ministrisë së Shëndetësisë i kërkohej të shihte si grup prioritar personat që punojnë në transportin publik, në mënyrë që të viheshin në lëvizje për të bërë pjesë të procesit të vaksinimit këtë grup që në këndvështrimin e Memajt është grup i rrezikuar.
“Nën zë flitet se pritet të ketë një nisje të vaksinimit për sektorin e transportit por konkretisht ende nuk kemi një datë të përcaktuar,” – tha kryetari i Shoqatës së Transporteve.
Ndërkohë që në fund të intervistës për Euronews Albania, Dashnor Memaj tha se rreth 50-60% e këtij sektori është prekur nga COVID-19, ku një pjesë e kanë kaluar me shumë vështirësi por ka pasur dhe fatalitete.
LEXONI GJITHASHTU:
- Infektimet dhe fatalitetet në rënie, pritet të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e transportit publik
- Prezantohet “e-Transport”, pritet të ndryshojë rrënjësisht transportin në Shqipëri
- Këtë fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta