Djegia e selisë së PS-së Shkodër, Voltana Ademi: Njoftuam policinë, ndërhyri 45 minuta me vonesë
Në një lidhje telefonike për Euronews Albania, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se kishte marrë tre herë në telefon policinë për situatën që po përshkallëzohej nga protesta, mirëpo policia u përgjigj 45 minuta më vonë.
Ajo u distancua nga dhuna që shfaqën një grup protestuesish, të cilët mësynë selinë e Partisë Socialiste dhe theksoi se “protesta paqësore e qytetarëve s’ka asnjë lidhje me djegien e institucioneve”.
“Mora pjesë në marshim, por duke parë nga kamerat se çfarë po ndodhte, mora policinë tre herë në telefon. Ishte ora 12 pa 10,” – u shpreh Ademi.
E pyetur për idenë e përgjithshme se situata po përshkallëzon në protesta të dhunshme, Ademi e distancoi protestën e sotme nga sulmi ndaj PS-së.
“Protesta paqësore e qytetarëe s’ka asnjë lidhje me ndërhyrjet dhe djegien e institucioneve, kam lajmëruar policinë për lëvizjet e parregullta të disave, që të kujdeseshin për institucionet, përfshirë edhe Bashkinë Shkodër,” – tha Ademi.
Euronews Albania e pyeti kryetaren e Bashkisë Shkodër se ku ishte policia bashkiake në momentet kur po mësyhej selia e PS-së.
Ajo u përgjigj se “policia bashkiake po mbronte Prefekturën, Bashkinë Shkodër dhe po kështu edhe Partinë Socialiste”, mirëpo për faktin se siç tha ajo, ka vetëm 20 punonjës, kjo gjë duket se nuk ka qenë e mjaftueshme.
“Policia e shtetit erdhi 45 minuta me vonesë, i lajmëruam ne dhe qytetarët. Nuk mund të lejohet që persona qoftë dhe të futur të dëmtojnë Shkodrën, mbrojtja është detyrë e policisë së shtetit dhe duhej ta kishte bërë. Të identifikohen keqbërësit,” – theksoi Ademi.
Më tej qëndrimin e saj Ademi e shprehu edhe me një postim në Facebook, në të cilin theksoi se “nuk kanë nxitur urrejtje politike në asnjë moment”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta