Kryetarja e Kushtetueses/ Kush është Vitore Tusha
Vitore Tusha është e vetmja anëtare e Gjykatës Kushtetuese që ka mbetur në detyrë pas nisjes së procesit të vetingut. 50-vjeçarja e lindur në Tiranë është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.
Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e përmbarueses gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 profesionin e avokatit. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit.
Në periudhën 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate. Në vitin 1997 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Znj. Tusha në mars të vitit 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe gjithashtu ka ushtruar funksionin e zëvendëskryetares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe ushtron kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku