Kthehen në Kiev 10 ukrainas të burgosur në Rusi prej shumë vitesh

29 Qershor 2024 | 15:24

Dhjetë ukrainas të burgosur prej vitesh janë liruar nga Rusia me ndërmjetësimin e Vatikanit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi të premten lirimin e tyre.

Një pjesë e grupit mbërriti gjatë natës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit, i cili është mbyllur që nga fillimi i luftës.

Ishte hera e parë në më shumë se dy vjet që aeroporti priti pasagjerë. Në mesin e të liruarve ishte edhe zëvendëskryetari i organizatës Mejlis, Nariman Dzhelyal, një organ përfaqësues i popullsisë tartare të Krimesë që u zhvendos në Kiev pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Të shtunën, një sulm me dron nga Ukraina goditi një lagje banimi në kufirin me Rusinë, tha guvernatori i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov.

Sipas tij dy fëmijë ishin mes viktimave nga sulmi në fshatin Gorodishche, pak metra larg kufirit me Ukrainën.

Ukraina i ka shtuar sulmet ndaj territorit rus këtë vit, duke goditur infrastrukturën energjetike, por edhe qytete dhe fshatra përgjatë kufirit.

Ndërkohë, një ditë në parë Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për rifillimin e prodhimit të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër, që ishte ndaluar në bazë të një traktati me Shtetet e Bashkuara, tashmë të shfuqizuar.

Rifillimi i prodhimit të raketave është i nevojshëm tani, tha zoti Putin të premten gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, të transmetuar në televizion. Udhëheqësi rus e justifikoi vendimin duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar prodhimin dhe vendosjen e raketave në Danimarkë dhe në Filipine.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026

Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur

Një person ka humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe tre janë plagosur pasi një varkë pontone u përmbys rreth 600 jardë larg...
17:09 | 15/07/2026