Kushtet e Putin për paqe në Ukrainë, vjen reagimi i parë nga Kievi
Kushtet e paqes që Vladimir Purin i ofroi këtë të premte Ukrainës janë cilësuar një “mashtrim i plotë”, nga një prej këshilltarëve të presidentit Volodymyr Zelenskyy.
Presidenti rus tha se vendi i tij do të ishte gati të niste bisedimet e paqes duke filluar që “nesër” nëse trupat ukrainase do të tërhiqeshin nga rajonet e Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina do të hiqte dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.
Mykhailo Podolyak tha se komentet e Putinit nuk tregonin “asnjë risi… asnjë propozim real për paqen dhe asnjë dëshirë për t’i dhënë fund luftës”.
“Kjo është e gjitha një mashtrim. Prandaj – edhe një herë – hiqni qafe iluzionet dhe mos i merrni seriozisht “propozimet e Rusisë” që janë ofenduese për sensin e shëndoshë të cilido”
Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është zotuar të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga kontrolli rus – dhe ai vetë tha se të gjitha forcat ruse duhet të largohen nga Ukraina si kusht për çdo marrëveshje paqeje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë