Kthehet klasikja Vllaznia-Tirana, Shehi kërkon tri pikët: Llogaritë i bëjmë për 3 pikë…

26 Shkurt 2026 | 18:46

Trajneri Orges Shehi do të debutojë te Tirana në klasiken e futbollit shqiptar kundër Vllaznisë. Sigurisht përballë është një kundërshtar i vështirë, por teknik durrsak thekoi se objektiv janë tri pikët.

“Të kthehesh këtu ku unë kam shumë histori, është diçka e bukur dhe emocionuese. Jam fokusuar më shumë çfarë më ka dhënë ky klub. E kam bërë me dëshirën më të madhe, ka qenë edhe zgjedhje emocionale. Shpresoj që me gjithë strukturat, çunat, të dalim sa më shpejt nga ky pozicion. Nuk kam menduar kurrë çfarë do ndodhë në karrierën time. Jam në klub shumë të madh, nuk besoj se do të humbas. E rëndësishme është që të dalim nga ky pozicion, jo me fjalë, por me punë. Dhe duke pasur edhe motivimin dhe përqendrimin e duhur të lojtarëve. Skuadra kërkon të bëjë mirë, ka cilësinë. Kemi punuar në aspektin psikologjik. Ne llogaritë i bëjmë për 3 pikë dhe jo 1 pikë”, tha Orges Shehi.

Optimizëm edhe tek Vllaznia. Kastrati dhe Qato, duke pranuar hapin flas në Ballsh, deklaruan se kundër Tiranës, fitorja është obligim.

“Gabimet që bëmë në Ballsh, nuk do ti bëjmë me Tiranën. Ky është futbolli që nuk luhet vetëm në letër, edhe Dinamo s’ka fituar asnjë ndeshje me Bylisin, nesër ne do marrim 3 pikët. Unë jap maksimumin, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Synimi im është të shënoj ndaj çdo skuadre dhe jo vetëm ndaj Tiranës, por e rëndësishme është fitorja dhe jo kush shënon”, deklaroi Lirim Kastrati.

“E kemi përgatitur mirë ndeshjen, grupi është i plotë se kemi pasur dëmtime dhe virozat e stinës, e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Shkodrën. Ftojmë tifozët shkodranë që të jetë stadium plot. Shehi ka bërë historinë me Tiranën, nuk mund të jap një mendim, ne shohim skuadrën tonë, do shohim çfarë udhëzimesh do të na japë trajneri ynë. Unë kur kam firmosur kam kënduar për çudi këngën “Hajde, hajde dhëndër në Shkodër “ dhe u bë realitet”, tha Klinti Qato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut

Eustachio shënoi golin që i siguroi kualifikimin Kanadasë në minutën e 92+2. Kanadaja do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Marok në raundin e 16-tave...
08:48 | 29/06/2026

Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori

Pas eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës FIFA 2026, trajneri i ekipit kombëtar Steve Clarke dha dorëheqjen nga posti i tij. Clarke, i cili...
08:28 | 29/06/2026

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026