Ktheu banesën në ‘vatër’ prostitucioni, si i joshte vajzat në kryeqytet

22 Shtator 2022 | 11:23

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion në kryqytet.

Nga hetimet rezultoi se i riu me iniciale E.H krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Gjatë vëzhgimit për një periudhë 9 mujore rezultoi ai e kryente aktivitetin e tij në rrugën “Thoma Koxhaj” në banesën e tij.

Iu në këmbim iu ofronte femrave konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit u kapën shtetasit P. Gj. (klient), shtetasja S. K. dhe shtetasi M. D., i cili siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. T. (punonjës në lavazhin në pronësi të shtetasit E. H)., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Gjatë aksionit policia sekuestroi dy automjete, një sasi lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026