Ku do shpenzohen 5.9 mld eurot, rritet buxheti për ministritë, ulet fondi për pagat

1 Nëntor 2022 | 15:37

5.9 miliardë euro ka parashikuar qeveria që të shpenzojë për vitin e ardhshëm sipas projektbuxhetit që ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare.

Buxheti ka një rritje me 800 mln euro në krahasim me vitin aktual. Shpenzimet rriten për të gjitha ministritë, me përjashtim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa ulje të madhe ka edhe fondi për rindërtimin, pagat, pensionet dhe pagesat e borxheve.

Për këtë vit, ky fond është 2.2 miliardë euro, ndërsa për 2023-in në projektbuxhet është 1.4 miliardë euro.

Për mbrojtjen sociale është vendosur një fond prej 1.5 miliard eurosh, ndërsa financimet nga buxheti për Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë vendosur 151 milionë euro. Nga kjo shumë, 8.5 mln euro do të vihen në dispozicion për realizimin e programit të 100 fshatrave turistikë.

Financimi nga buxheti i shtetit për FSHZH-së është ulur me 4 mln euro në krahasim me këtë vit.

Diskutimet në komisionet parlamentare janë shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita akuzon se qeveria nuk po indekson inflacionin për shtresat në nevojë dhe po godet e kërcënon bizneset me gjoba. Nga qeveria deklarojnë se gjobat nuk janë qëllimi, por mjeti për të luftuar informalitetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026