Ku është Adriatik Llalla? Ish-kryeprokurori pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

23 Shtator 2021 | 15:47

Adriatik Llalla është aktualisht i shpallur në kërkim kombëtar. Pasi nuk u gjet në shtëpi mbrëmjen e së mërkurës, Policia e Shtetit ka shpërndarë informacionin për ndalimin e ish-kryeprokurorit edhe në strukturat e tjera të policive vendore në të gjithë Shqipërinë.

Referuar verifikimeve në sistemin Tims, Llalla ka dale jashtë vendit rreth dy javë më parë. Burime zyrtare pranë SPAK, bëjnë me dije për Euronews Albania se nëse ish-kryeprokurori nuk gjendet, atëherë do të nisin edhe procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Një ditë më parë Adriatik Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ish-kryeprokurori akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth $7400 shpenzuar për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shpenzimet për shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjykata vendosi t’i konfiskonte pasurinë, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë metër katror tokë arë në periferi të Tiranës. Si dënim plotësues Llalla nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026