Ku Gabuam | Historiania Nevila Nika tregon shkrimet historike të arkivës

9 Prill 2021 | 22:45

Historisë shqiptare nuk i kanë munguar ngjarjet apo rrëfimi i tyre, por i ka munguar dokumentimi i tyre. Historiania Nevila Nika do hedh dritë mbi historinë e cila ndër vite është diktuar nga liderët.

Heroi kombëtar Skënderbeu është një nga figurat më të diskutuara të historisë. Historiania Nika e quan një mit që nuk duhet ta prek askush.

“Është një mit që ka vendin e vet dhe nuk duhet të preket. Miti i Skënderbeut na erdhi nga diaspora, pra arbëreshët,”- thotë historiania Nevila Nika

Historiania ndalet te periudha kur Shqipëria ishte në sundimin e Perandorisë Osmane dhe sipas saj ka qenë periudha më e errët.

“Periudha e Perandorisë Osmane duhet të quhet e errët se kemi humbur shumë vite, duke humbur ritmin e botës së qytetëruar. Fakti që ka pasur kryengritje tregon se ka vluar diçka dhe nuk e kanë pranuar çdo gjë. Nga elita e ngjizur në këtë perandori vjen pavarësia. Ne kemi bishtat e katër vilajeteve, që janë pjesa më e keqe e tyre,” – rrëfen historiania.

Për historianen Nevila Nika feja është një zgjedhje personale, ajo që ka rëndësi është fakti që ne kemi AND-ë shqiptare dhe atë nuk e ndërron dot askush.

“Fakti që shqiptarët përqafuan islamin nuk do të thotë që ndërruam AND-në dhe feja është zgjedhje personale. Nuk ka qenë vetëm trysnia dhe dhuna nga pushtuesi që çuan shqiptarët të përqafonin fe të tjera, por ka ndikuar edhe pjesa për të bërë një lloj identifikim me fqinjin tonë të dhunshëm verior,” – tregon historian Nevila Nika.

Gjatë intervistës ajo zbardh një letër të Komitetit të Kosovës, që e ka lexuar në Arkivë dhe aty shkruhej kërkesa e tyre që mos ishin në sundimin e Serbisë.

“Nga Arkiva kam lexuar dokumentin në 1919 dhe ’99 nga Komiteti i Kosovës, që ka kërkuar të ishte nën adminstrimin e ndërkombëtarëve. Ata nuk donin as bashkimin me Shqipërine, por vetëm të mos ishin të pushtuar nga Serbia,” – thotë historiania.

Gazetari Baton Haxhiu gjatë intervistës e pyet nëse ka pasur reblime gjatë komunizmit dhe ajo tregon se kanë qenë dy.

“Rebelime pati dy Postriba e Zhavokika, një në veri dhe një në jug. Nuk ka folur askush për kryengritjen në Zhavokik të Tepelenës ku u vranë një prift dhe një hoxhë. Të dyja kanë qenë kundër komunizmit,” – tregon historiania Nevila Nika.

Historiania tregon se djemtë e Ballit Kombëtar luftuan për kombin, por u tradhëtuan nga perëndimorët.

“Djemtë e Ballit Kombëtar kanë luftuar, por ne u tradhëtuam se na lanë në vorbullën e komunizmit perëndimorët. Nuk ka pasur përpjekje që të ikte nga ideologjia, por u shtua doza akoma më shumë,” – shprehet historiania Nevila Nika për Ku Gabuam në Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026