Ku Gabuam | Rrëfimi i ngjarjeve historike nga publicisti Pirro Misha

16 Prill 2021 | 22:10

Historia e shkruar shqiptare shpesh herë ka krijuar shtrembërime, paraqitje të njëanshme dhe keqinterpretime. Kjo ka ndodhur sepse histori jonë e hershme u shkruajta nga të tjerët dhe u përshtat në interes të tyre dhe në dëm të atyre për të cilët po shkruhej. Publicisti Pirro Misha tregon për mosmarrëveshjen e shqiptarëve me njëri – tjetrin dhe me të tjerët.

“Historia e shqiptarëve është prodhim i historisë e gjeografisë. Shqipëria ka qenë e ndarë në shumë njësi, kështu që historia e ngjizjes së një vetëdije kombëtare duhet pëpjekje për t’u njohur dhe për të ditur interesat, se një bashkësi ka interesa të ndryshëm,” – thotë publicisti Pirro Misha.

Për Pirro Mishën miti i Skënderbeut pati ndikimin më të madh në krijimin e vetëdijes kombëtare.

“Është një mekanizëm që e kanë kombet, që zgjedhin periudhën e lavdishme. Ne zgjodhëm Skënderbeun për të treguar periudhën e lavdishme. E bëmë këtë dhe për të treguar se ne si popull kemi bërë diçka për Evropën. Çdo popull ka mit dhe për Skëndebeun ka 300 libra për të në çdo pjesë të Evropës ishte figurë qëndrore. Si tregohet në shkolla te librat është mitizuar, por mendoj se duhet dalluar miti nga historia e vërtetë. Me të u ngjiz identiteti kombëtar e Shqipërisë dhe Kosovës, por me të është abuzuar ndër vit siç ndodh me mitet. Skënderbeu është mit, por është dhe realitet,”- shprehet publicisti Pirro Misha.

Një rol të rëndësishëm sipas publicistit në krijimin e identitetit shqiptar pati dhe periudha e rilindjes.

“Rilindja pati meritë që minimizoi fenë dhe nxorri identitetin që janë shqiptarë dhe për të treguar që ishim Evropianë dhe meritonim të ndihmoheshim nga Evropa.  Miti është themelor,”- rrëfen studiuesi Pirro Misha.

Ndjenja nacionaliste e popullit shqiptar sipas publicistit Pirro Misha është krijuar përballë rrezikut dhe me vonesë.

“Ne jemi nacionalizëm e krijuar përballë një rreziku, janë të vonuar dy shekujt e fundit. Ne u çliruam të fundit nga perandoria Osmane dhe solli ndarjen e trojeve kjo. Dolëm të fundit nga komunizmit dhe po hyjmë të fundit në Evropë dhe kjo ka shpjegime historike se kemi pasur ndarjen krahinore nga mungesa e komunikimit dhe kjo ka ndodhur nga territori malor, kishim ndarjen fetar e ata jetonin të veçuar.  Kemi një vonesë që duhet rekuperuar,” – thotë z. Pirro Misha.

Lidhja e Prizrenit luajti një rol të rëndësishëm në bashkimin e Shqipërisë.

“Lidhja e Prizrenit krijo këtë bazën të bashkimit se rrezikonin zhdukjen. Bashkimi jug dhe veri ka qenë shumë i rëndësishëm. Pasoja e komunizmit ishin të tmerrshme dhe pas perandorisë Osmane rrezikuam të zhdukeshim po mos ishte Italia dhe Austro-Hungaria,” – tregon studiuesi Pirro Misha për Ku Gabuam në Euronews Albania.

Sipas Pirro Mishës Ismali Qemali ka merita në guximin e marrë dhe shpalljen e pavarësisë, ndërsa Zogu në krijimin e shtetit shqiptar.

“Ismail Qemali e kuptoi që Shqipëria duhet të shpallet pavarësinë dhe ai është një burrë që për këtë që bëri u bë pjesë e historisë. Zogu ka merita dhe ka krijuar probleme, krijoi shtetin shqiptar e modernizoi shtetin shqiptar, por ngeci se nuk bëri reformën agrare,” – shprehet z. Pirro Misha.

Publicisti në fund ndalet edhe te fakti se pse Shqipëria ka pasur shumë pak njohje për Kosovën.

“Nga pikëpamja deri një farë periudhe për Kosovën flitej shumë pak në Shqipëri, me armë nuk e merrnim dot Kosovën se nuk kishin fuqi. Ndryshimi ndodh pas ’81 në Shqipëri kemi një ndryshim dhe kemi informacionin mbi Kosovën,”- rrëfen publicisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026