Kualifikohen katër ekipe në Europa League, Roma, Arsenal, Hoffenheim, Leicester kalojnë në raundin tjetër
Roma, Arsenal, Leicester dhe Hofenhaim janë katër skuadrat e para që kanë prerë biletën për në raundin me eliminim direkt të Europa League. Ndeshjet e katërta të Ligës së Europës sollën rezultatet surprizë dhe shumë gola.
Roma triumfoi 0-2 në transfertën rumune të Cluj. Skuadra kryeqytetase tani mund të mendojë për vendin e parë, ku do të rivalizojë me Young Boys.
Anglezët e Leicester siguruan kalimin mes 32 më të mirave të Europa League në frymën e fundit të ndeshjes përballë Bragës. Vardy shënoi në limitet e takimit duke barazuar 3-3, çka ishte një rezultat i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin.
Hofenheim në anën tjetër u imponua 0-2 ndaj Liberec, ndërsa Arsenal nuk hasi asnjë vështirësi përballë Moldes, duke fituar 0-3. Si gjermanët ashtu dhe topçinjtë janë skuadrat e vetme që kanë marrë 12 pikë të plota deri më tani.
Milan nuk arriti që të merrte më shumë se një barazim përballë në takimin me francezët e Lille. Edhe pse kuqezinjtë shënuan të parët, vendasit barazuan. Kjo është ndeshja e dytë përballë Lille që Milan nuk arrin të fitojë.
Nuk mund të mos veçohet takimi mes Napolit dhe Rijekës. Të gjithë futbollistët dhe stafi i Napolit zbritën në fushë me fanellat që mbanin numër 10 të Maradonës, në nderim të legjendës, që bëri historinë në Itali ne fanellën e kaltër, duke fituar 2 tituj. Sa i takon përballjes, Napoli arriti që të fitonte 2-0, por i duhet të presë ende për të kaluar më tej.
Në takimet e së enjtes mund të veçohet fitorja 4-0 e Tottenham ndaj Ludogorets, apo dhe përmbysja e PSV ndaj Paok.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta