Kufizimet e reja, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve: Do të kemi reduktim të punës dhe pagës, qeveria të na kompensojë

22 Dhjetor 2020 | 12:01

Sikurse u njoftua dy dite me pare, komiteti i eksperteve ndërmori një tjetër vendim për kufizime të reja gjatë festave të fundvitit. Ndalohet qarkullimi nga ora 20.30 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit duke nisur nga data 24 dhjetor deri në 4 janar.

Por si do të ndikoje ky kufizim i ri për bizneset, aq më tepër që jemi në prag festash dhe për një pjesë të qytetarëve Krishtlindja apo dhe natën e ndërrimit të viteve festohet jashtë?

Ilir Dushkaj, përfaqësues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tha për Euronews Albania se vendimi i fundit është një thikë e ngulur më thellë, por shtoi se ata do të zbatojnë ligjin dhe vendimin e qeverisë.

Ai kërkoi që bizneset të kompensohet për orët e mbrëmjes kur është vendosur mbyllja, ndërsa theksoi se ato janë pikërisht oraret kur këto subjekte kanë edhe pjesën më të madhe të klientëve.

“Do ishte një zgjidhje nëse shteti do të na kompensonte, sa më shumë zvogëlohen oraret aq më shumë do ulen orët e punës, aq më shumë do ulet pagesa. Qeveria duhet të kompensojë orët kur duhet të mbyllemi, duhet të kompensojë pjesën e qirasë, pagave apo sigurimeve për punonjësit.

Deri tani jemi munduar të gjejmë një zgjidhje, por kjo do të thotë një reduktim i orës së punës dhe pagës, që duhet të plotësohet me një mbështetje nga qeveria”, tha ai

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026