English

Kujdesi i shikimit në shkolla, evidentim i problemeve të syve për moshat 6-14 vjeç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në 10 shkolla të kryeqytetit ofrohet kujdesit i shikimit për fëmijët. Ky program ka për qëllim të evidentojë problematikat e hershme të shikimit.

- Advertisement -

“Vitin e kaluar ne kishim rreth 7 deri në 8% të nxënësve me probleme të shikimit. Në problemet e shikimit ne kemi vërejtur hipermetropinë e cila konsiston në çrregullimin e shikimit afër. Personi nuk shikon afër, fëmija nuk shikon afër.

Miopinë që nuk shikon në distancat e largëta dhe një rast shumë i rëndësishëm të cilin e kemi vërejtur vitin e kaluar është edhe ambliopia, e cila është një çrregullim që quhet ndryshe edhe syri dembel ku një sy merr funksionin e syrit tjetër”- shprehet mjeku okulist Artan Veizaj.

Por si ta kuptojmë nëse fëmija ka probleme me shikimin?

“Nga shenjat që një fëmijë ka çrregullime të shikimit mund të jenë dhimbja e kokës, lodhja e syve, nganjëherë acarimi i syrit duke pësuar skuqje, irritimi i syrit, mund të ketë çrregullime të përqendrimit. Fëmija nuk është i përqendruar, ndonjëherë ka edh nervozizëm”- tha ai.

Rreziku i dëmtimit të syve është gjithnjë e më i madh, pasi njerëzit kalojnë orë të tëra përpara ekranit të telefonit, kompjuterit apo televizorit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?