Kukësi fiton me përmbysje, merr kryesimin e Superligës

19 Shtator 2021 | 20:55

Kukësi ka marrë kryesimin e Superligës në javën e dytë të kampionatit pas fitores 3-1 ndaj Kastriotit.

Kjo është fitorja e dytë radhazi dhe pavarësisht se skuadra krutane kaloi në avantazh e para në minutën e ‘26, Kukësi ka arritur të reagojë.

Ishte Ndreca që barazoi rezultatin pak minuta para përfundimit të pjesës së parë me një gol të shënuar nga distance.

Që në minutën e parë të pjesës së dytë, ishte Besa që shënoi golin e avantazhit ndërsa po ai realizoi dhe golin përfundimtar.

Në ndeshjen tjetër që mbylli javën e dytë të Superligës, Tirana nuk mori më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egnatias.

Kukësi kryeson me 6 pikë të plotë ndjekur nga Vllaznia, Teuta, Tirana dhe Dinamo që kanë secila nga 4 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026