English

Kukësi kërkon kthesën ndaj Vllaznisë, verilindorët 5 ndeshje pa fitore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kukësi-Vllaznia është ndeshja më interesante e javës së 14-të në kategorinë Superiore, pasi kryesuesit e kampionatit do të ndeshen me nën-kampionët. Skuadra verilindore ka marrë vetëm 1 pikë në 5 ndeshjet e fundit si dhe ka pësuar 10 gola në tre ndeshjet e fundit e ndaj shkodranëve kërkon kthesën me çdo kusht.

- Advertisement -

“Është një ndeshje shumë decizive dhe delikate. Nuk mund të gabojmë më. besoj se do arrijmë rezultate pozitive, por duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi skuadra e Vllaznisë ka një skuadër shumë të fortë dhe me meritë është në vendin e parë”, tha Rraman Hallaçi, trajner i Kukësit.

Në Shkodër e shohin veten 9 pikë para vendit të dytë dhe ndaj Kukësit janë të qetë, edhe pse kërkohet impenjim maksimal, për të mos dalë duarbosh.

“E kemi marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre”, deklaroi Thomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë.

Në takimin e fazës së parë, Kukësi arriti që të fitonte në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-4.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?