Kukësi thyen Vllazninë në Shkodër, Partizani shpartallon Skënderbeun
Vllaznia ka pësuar humbjen e parë në kampionat, teksa u mund nga Kukësi në ndeshjen e javës së pestë të Superiores me rezultatin 2-4. Shkodranët shënuan të parët me Dungën, por më pas skuadra e drejtuar nga Rrahman Hallaçi realizoi dy gola pa u mbyllur pjesa e parë nga Agim Ibraimi.
Në pjesën e dytë Eze realizoi golin e tretë, por pak minuta më vonë Hoxhaj riktheu shkodranët në lojë, duke ngushtuar diferencat.
Për të vulosur gjithçka mendoi Limaj, që në limitet e takimit shënoi golin e sigurisë. Kjo është humbja e parë për shkodranët, ndërsa Kukësi regjistron suksesin e dytë radhazi dhe tashmë e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, 3 me pak se vendi i parë.
Partizani ka regjistruar një fitore të thellë 4-0 ndaj Skënderbeut.
Skuadra e Ilir Dajës dominoi në takimin me korccarët dhe tashmë e sheh veten në vendin e parë në renditje me 10 pikë, po aq sa dhe Vllaznia.
Tirana në anën tjetër nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Kastriotin në javën e pestë të Superiore. Edhe pse skuadra bardheblu shënoi e para, me anë të Muçit, De Silva realizoi golin e barazimit.
Skuadra krutane vijon të jetë e pathyeshme, pas pesë javësh, duke u pozicionuar momentalisht në vendin e dytë të kampionatit, ndërsa kampionët në fuqi nuk fitojnë prej katër ndeshjesh.
Në takimet e tjera, Teuta barazoi pa gola në transfertë me Bylisin , ndërsa Laçi mori fitoren e parë sezonale, duke mundur me rezultatin e thellë 6-1 Apoloninë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta