Kultivimi i kanabisit, Lleshaj: Brenda qershorit përfundon monitorimi i territorit
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon nga policia që deri në fund të qershorit të ketë përfunduar operacioni i monitorimit të territorit për të verifikuar kultivimin e kanabisit. Në një takim të zhvilluar me drejtuesit vendorë të policisë, Lleshaj tha se në qytete të ndryshme ka tentativa për mbjellje të kanabisit duke kërkuar ndërhyrje.
“Duhet ta keni të qartë se afati juaj për ta mbyllur këtë përpjekje është qershori dhe pas kësaj nuk do të merremi më me bimët, por do të merremi me personat që kanë përgjegjësi në këtë çështje’, tha ai.
Ministri paralajmëroi ndjekje penale për çdo zyrtare lokal që nuk kryen detyrën siç duhet në parandalimin e këtij fenomeni.
“Kërkohet që për çdo rast kultivimi të kanabisit në çdo cep të territorit të nisi procedim penal jo vetëm për kultivuesit apo trafikuesit, por edhe për zyrtarët që kanë përgjegjësi të territorit ku ka ndodhur kultivimi”, shtoi Lleshaj.
Pritet që operacioni Forca e Ligjit të rikthehet në prioritet për policinë duke qene se gjatë kësaj periudhe blutë kanë qenë të angazhuar me situatën e COVID-19.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta