Kultivimi i kanabisit u rrit në 2020, problematike situata në Krujë
Prodhimi dhe kultivimi i narkotikëve vijon të mbetet shqetësim për autoritetet shqiptare.
Viti 2020 solli një rritje të prodhimit dhe kultivimit të kanabisit në Shqipëri krahasuar me vitin 2019. Është ky konstatimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila në raportin e saj vjetor evidenton se në vitin që lamë pas në prokurori u referuan 17.8% procedime më shumë se në 2019. Rritje me 5.35% u vu re edhe në numrin e procedimeve që u dërguan në gjykatë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Bazuar në të dhënat statistikore kjo e fundit ka një tendencë në rritje në vitin 2020 pasi me këtë akuzë në gjykatë janë referuar 40.92% raste më shumë se në vitin 2019. Problematike situata paraqitet në qytetin e Krujës, që përbën dhe 24% të procedimeve të referuara në prokurori e ndjekur më pas nga Tirana me 20%.
Krahas rritjes së rasteve të referuara në të njëjtin trend në vitin që lamë pas duken edhe procedimet e pezulluara. Plot 693 ose 40.27% të procedimeve të regjistruara ose rreth 11% më shumë se viti 2019.
Nisur nga këto të tregues por edhe në kuadër të luftën kundër kultivimit të kanabisit uniformat blu kanë nisur monitorimin e territorit të vendit. Burime për Euronews Albania nga Policia e Shtetit bënë me dije se monitorimi ka nisur nga toka dhe ajri në sipërfaqe të hapura por edhe në ambiente të mbyllura ku ka indicie për ushtrim të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.
Në fokusin kryesor të uniformave blu janë qarqe si Durrësi, Tirana, Vlora, Fieri dhe Elbasani që edhe në vitin që lamë pas regjistruan trend në rritje sa i takon zhvillimit të këtij fenomeni shqetësues për autoritetet.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve, kreu ende në arrati
- Adriatik Llalla paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme
- Grabitje në Tiranë, 55-vjeçarit i marrin 3 milionë lekë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta