Kultivonin kanabis në një fshat të Tiranës, policia arreston grupin prej 7 personash

8 Shtator 2021 | 19:08

Policia arrestoi sot për kultivim kanabisi 7 persona, mes të cilëve kryeplakun e fshatit Kryezi në Tiranë.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se pas një hetimi katër-mujor arrestoi:

      1. Lulzim Cullhajn, 55 vjeç,
      2. Gert Gjoshi, 36 vjeç,
      3. Dashamir Hasanajn, 34 vjeç,
      4. Kadri Gjoshi, 32 vjeç,
      5. Xhemal Hidri, 32 vjeç,
      6. Alfred Muça, 31 vjeç,
      7. Erdit Muça, 21 vjeç,

Ata akuzohen se në bashkëpunim “kanë kultivuar në fshatin Kryezi, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor”.

Fshati Kryezi ndodhet rreth 40 kilometra në juglindje të qendrës së Tiranës pranë kanionit të Erzenit.

Policia tha se gjatë kontrolleve u gjeti të arrestuarve një kallashnikov, tre pushkë, një pistoletë dhe municione. Grupi dyshohet se qe përpjekur të kultivonte kanabis edhe një vit më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026