Mirela Kumbaro paralajmëroi se gjatë sezonit veror do të ushtrohet kontroll për të parandaluar çmimet abuzive në plazhe.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit theksoi se pavarësisht menaxhimit nga ana e subjekteve private, plazhet janë publike në dispozicion të qytetarëve.
“Nuk mund të pranohet në parim që abuzimi me çmimet e çadrave e të shezlongeve private të jetë fantazmagorik në plazhet që edhe nëse administrohen përkohësisht nga subjekte private, janë dhe mbeten pronë publike,” – deklaroi Kumbaro.
Ministrja e Turizmit paraqiti synimin për të shkuar drejt turizmit gjithëvjetor, e jo vetëm në tre muajt e verës, duke folur për vizionin e turizmit cilësor dhe jo thjesht turizmit masiv.
LEXONI GJITHASHTU: