Kume: Protesta e opozitës presion ndaj SPAK. E kundërshton gazetarja
Protesta që do të zhvillohet të martën nga opozita është kthyer temë debati mes gazetarëve Mariglen Kume dhe Danjela Maloku, në studion e Euronews Albania.
Kume tha se protesta është presion ndaj SPAK, ndërsa shtoi se kauza e përbashkët e PL dhe PD është rrëzimi i Edi Rama. Gjithashtu ai theksoi se mënyrat se si do të bëjnë opozitën këto dy parti janë të ndryshme.
Pjesë nga biseda:
Mariglen Kume: Kauza e përbashkët e tyre është rrëzimi i Edi Ramës, por mënyra se si ato të dy do e bëjnë opozitën janë të ndryshme. PL e ka ndjekur çështjen e inceneratorëve, patjetër që do të kishte një protestë për këtë. Protesta është një presion pozitiv dhe ndaj SPAK.
Nga ana tjetër Maloku e ka kundërshtuar Kumen, se protesta është presion ndaj drejtësisë, teksa nënvizoi se Ilir Meta nuk e ka fshehur kurrë rolin e tij si opozitar.
Kume: Meta e ka thënë vetë se PL është partia e dytë opozitare.
Danjela Maloku: Meta nuk e ka fshehur kurrë rolin si opozitar I parë. Duke parë karrierën politike, Meta nuk e pranon që të jetë nën hijen e Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta