Kume thirrje votuesve: Zgjidhni kandidatin pastaj partinë. Fleta me emra do të shkaktonte konfuzion

30 Mars 2021 | 09:45

Kristaq Kume, ekspert për çështjet zgjedhore tha për Euronews Albania se fleta e votimit me emra do të prodhonte një situatë shumë të ndërlikuar si për votuesit, ashtu edhe për numëruesit e votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa e cilësoi këtë model flete votimi një taktikë të subjekteve politike për të marrë më shumë vota, z. Kume theksoi se qytetarët në një farë mënyrë duhen udhëzuar që në fillim se duhet të jenë të qartë për kë do të votojnë që përpara se të shkojë tek fleta e votimit.

Ai sugjeroi që votuesit të zgjedhin një herë emrin e kandidatit të preferuar, në mënyrë që siç tha të ndihet siç duhet efekti i listës preferenciale e më tej të zgjedhin subjektin.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën trysnin e politikës është duke marrë në konsideratë interesat e partive përpara se të marrë në konsideratë zgjidhje që do ta bëjnë më të thjeshtë procesin për votuesit.

Teksa solli në vëmendje qarkun e Tiranës, ku fleta e votimit, nëse vendoset që të jetë me emra do të ketë më shumë se 500 emra, z. Kume theksoi se kjo e vë votuesit përballë një konfuzioni të madh, ndërsa një zgjidhje sipas tij do të ishte që fleta e votimit të jetë e ndryshme në njësi të ndryshme.

Kështu, sipas ekspertit për çështje zgjedhore në njësi që kanë 3 kandidatë si Dibra ose deri në 16 të tillë mund të aplikohet fleta e votimit me emra, por nuk mund të bëhet e njëjta gjë në qarqe të mëdha si Tirana.

Lexoni gjithashtu:

KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026