Kundër himnit serb në shkolla, kryetarja e komunës së Preshevës: Qeveria të tërheqë vendimin

1 Shtator 2021 | 12:13

Qeveria e Serbisë ka vendosur që në nisje të vitit të ri shkollor në ambientet arsimore të këndohet himni serb.

Përfaqësues të shqiptarëve në Serbi e cilësojnë këtë vendim si një akt përjashtues për grupet etnike që jetojnë në këtë vend.

Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës thotë se himni i sotëm i Serbisë nuk përfaqëson komunitet e tjera që janë pjesë e këtij shteti. Në një reagim në rrjetet sociale, Sinani shprehet se vendimi i qeverisë është pjesë e neonacionializmit dhe krijon tensione etnike, kulturore, sociale dhe gjinore.

Kundër vendimit për himnin është shprehur dhe deputeti shqiptar në Serbi, Shuaip Kamberi. Ai thotë se qeveria e Beogradit duhet të heqë dorë nga provokimet dhe të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Vendimi për këndimin e himnit për vitin e ri shkollor, u njoftua nga ministri i serb i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026